fbpx

14 të vdekur e 807 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur të enjten se në 24 orët e fundit janë shënuar 14 vdekje si pasojë e COVID-19 si dhe 807 raste të reja pozitive.

Rastet pozitive kanë dalë nga kryerja e 1.816 mostrave në gjithë vendin.

Me këtë numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 32.022, kurse i të vdekurve në 874.

Tri raste të vdekjes janë nga Ferizaji (87, 78 dhe 56 vjeç), dy nga Fushë-Kosova (69 dhe 51 vjeç) e Prishtina (77 e 73 vjeç), nga një në Gjilan (77 vjeç), Kamenicë (87 vjeç), Mitrovicë (73 vjeç), Podujevë (85 vjeç), Rahovec (70 vjeç), Shtime (61 vjeç) dhe Suharekë (71 vjeç).

Rastet e reja janë nga komuna Prishtinë 349, Podujevë 56, Ferizaj 55 raste, Prizren 53 raste, Fushë-Kosovë 44 raste, Gjakovë 40 raste, Gjilan 29 raste, Lipjan 28 raste, Mitrovicë 18 raste, Obiliq 18 raste, Pejë 14 raste, Shtime 12 raste, Kamenicë 11 raste, Suharekë 10 raste, Viti 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kaçanik 8 raste, Malishevë 8 raste, Drenas 7 raste, Deçan 5 raste, Rahovec 5 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 2 raste, Graçanicë 2 raste, Istog 2 raste, Klinë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Kllokot, Novobërdë, Shtërpcë dhe Zubin-Potok.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 677 persona, duke çuar shifrën e të shëruarve në 19.024, kurse raste aktive janë 12.124

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.