Ballina / KOSOVA / Fillon muaji i Ramazanit
ramazani

Fillon muaji i Ramazanit

Në Kosovë si dhe për miliona myslimanë anë e mbanë botës sot ka nisur muaji i Ramazanit-muaji i agjërimit.

Qëllimi i agjërimit, ku ushqimi dhe pija janë të ndaluara, është që njeriu të jetë më afër zotit, dhe të largojë ushqimet nga tryeza e tij për një kohë, që t’i kujtojë të varfrit.

Nga shumë njerëz Ramazani shihet edhe si një mundësi për t’i larguar varësitë si; cigarja apo kafeina.

Ramazani në Kosovë zgjat deri më 15 qershor, ndërsa dita e parë e Fitër Bajramit është me 16 qershor.

Autoritetet fetare dhe politike në Kosovë u kanë uruar të gjithë besimtarëve myslimanë agjërim të lehtë, duke bërë thirrje për rritjen e solidaritetit dhe respektit në shoqëri.

@Fluidi

Provo po ashtu

aleksander lumezi

Lumezi: 19 mijë veteranë të “kundërligjshëm”

Sipas kryeprokurorit të shtetit Akeksandër Lumezi janë 19 mijë persona që jashtëligjshëm kanë fituar statusin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.