13 vjeçarja kosovare që po mahnitë publikun Kanadez me zërin e saj

Diora Jaha është 13 vjeçare  ka lindur në Kanada. Prindërit e saj kanë lindur në Kosovë dhe nuk kanë pasur gjithnjë lehtësi në jetë, kishin ikur nga vendlindja për shkak të luftës që ka ndodhur në Kosovë në vitin 1998-99.

Diora përveç bukurisë së pazakontë, ka një zë të mrrekullueshëm që mahnitë secilin.

Ajo e ka pasion muzikën solo këndim. Me muzikën bashkëjeton që nga mosha e hershme kur edhe ka filluar të këndojë.

Në moshë të re e bleu një mikrofon dhe fillojë të këndojë e t’i incizojë këngët e saj.
Ka qenë e ftuar ne shumë koncerte , festivale , programe të ndryshme për fëmijë në Kanada.

Për herë të parë Diora preku skenën në moshën 7- vjeçare në Rising Star në Kanada. Në performancë është shquar për një zë të mrekullueshëm, të kristaltë , krejt të veçantë.

VIDEO Diora 7 vjeqare

Diora këndon shqip anglisht dhe frëngjisht .

Këtë vit ajo do të marrë pjesë për herë të parë në Rice2Fame me këngën e Andra Day – “Rise UP”. Ky organizim kërkon talent të rinjë të muzikës. Por për shkak  të pandemisë Covid 19, ky organizim do të mbahet online dhe sivjet mbahet vetëm në Kanada, në Ontario.

Suksesi i saj varet nga vota e juaj.

.VOTO  Diorën !

Në këtë garë një nga 3 Finalistët kryesore, pra Diora, do të performojë në OAAS në shkurt në një emision  ku do të jetë e ftuar speciale.

Diora po ashtu ka Youtube Channel. Të njejtin mund t’a ndjekni nëse klikoni Ketu.

 

Përgatiti: Blerta Jaha

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!