13-vjeçari “ndërton” Aleppon nga e para

Një 13-vjeçar nga Aleppo ka rindërtuar qytetin e tij, të shkatërruar nga luftimet mes grupeve rebele dhe besnikëve të regjimit të Assad.

Mohammad Qatish ka ndërtuar qytetin me letër, dru dhe lodra dhe çfarëdo që i është ndodhur në shtëpinë e tij. Ai ëndërron të bëhet një inxhinier, dhe të rindërtojë qytetin e tij në jetën reale.

“Kur nisa ta ndërtoj, po mendoja për të ardhmen time. Shpresoj të studioj, dhe të rikthehem në Aleppo për të rindërtuar ndërtesat e shkatërruara. Dua të bëhem arkitekt ose inxhinier ndërtimi një ditë”, ka thënë ai për Al Jazeera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.