13 të vdekur e 171 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

13 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë e janë regjistruar edhe 171 të infektuar të rinj.

Numri total i të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë ka arritur në 354, ndërsa i të infektuarve në 10.590.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 190 persona. Shifra totale e të shëruarve ka arritur në 6.248. Aktualisht janë 3.998 raste aktive.

IKSHPK-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë testuar 463 mostra, prej tyre 171 kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 46 raste, komuna Gjilan 24 raste, komuna Gjakovë 15 raste, komuna Viti 13 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Drenas 6 raste, komuna Prizren 6 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Dragash 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Malishevë 3 raste, komuna Obiliq 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Mitrovicë, Rahovec dhe Shtime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.