13 të vdekur dhe 245 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

13 persona kanë vdekur në Kosovë në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19, ndërsa janë shënuar edhe 245 raste të reja.

Numri total i të vdekurve në Kosovë ka arritur në 249. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 133 persona.

IKSHPK-ja ka njoftuar se nga 468 mostra të testuara, 245 kanë rezultuar pozitive. Numri total i rasteve ka arritur në 8.799. Janë shëruar 4.863, ndërsa janë 3687 raste aktive.

Më së shumti raste ka nga Prishtina, 71 sosh, pasuar nga Podujeva 24, Gjilani 18 e Gjakova 15. Mitrovica e Peja i kanë regjistruar nga 14 raste, Ferizaj 11 raste.

Fushë Kosova tetë raste, Klina shtatë, Istogu gjashtë, Deçani, Dragashi, Lipjani e Vitia nga pesë, Drenasi, Skenderaj, Suhareka nga tri raste, Malisheva, Obiliqi e Shtimja nga dy raste, ndërsa nga një në Graçanicë e Kaçanik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.