13 të vdekur dhe 158 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë 13 persona. Kjo u bë e ditur nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 471 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 158 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka deklaruar Drejtori i IKSHPK-së, dr. Naser Ramadani.

Ndërkohë janë shëruar 245 persona si dhe janë raportuar 158 raste të reja.

Numri total i rasteve pozitive është 12.006 raste nga 45.868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 438 raste të vdekjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.