whatsup

124 shtete më të lira se WhatsApp

Pesë vjet pas lansimit të platfomës së mesazheve për telefonat e mençur WhatsApp, kompania Facebook e bleu ate hiq më pak se 19 miliardë dollarë.  Njëqind e njëzet e katër shtete të botës peshojnë më pak se kjo platformë!!!

Në bazë të vlerës së tyre nominale të GDP-së kostoja e Nepalit do të ishte pak a shumë e njejtë me shumën që themeluesi i rrjetit shoqëror Facebook, Mark Zuckerberg i ndau për WhatsApp.

Vlera nominale e GDP-së së Nepalit është 19 miliardë dollarë. Jamaica është shteti tjetër që do të mund të ‘blehej’ me shumën e mjeteve me të cilat u ble WhatsApp. Jamaica sipas statistikave zyrtare peshon 14.8 miliardë dollarë.  Sipas revistës The reach, Zuck ka mundur ta blejë këtë ujëdhesë të Karaibeve , kurse me 4 miliardët e mbetura të financonte nga e para zhvillimin e applikacionit WhatsApp.

Edhe Islanda është më e lirë. Për nga vlera nominale e GDP-së ajo peshon diç mbi 13 miliard dollarë. Në vend të whataApp-it, Zuckerberg dhe ekipi kanë mundur ti blejnë edhe Bahamatë (8.2 miliardë dollarë) apo madje edhe San Marinon (1.8 miliardë dollarë).

Sipas burimeve të Inoglobit, asnjëri nga shtetet e Ballkanit nuk peshon kaq. /infoglobi/v.b.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.