12 vjeçarin e mbyti eskavatori

Detajet për vdekjen e 12-vjeçarit në Gjakovë që u shkel nga eskavatori

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Gazetën Online Insajderi se një i mitur i moshës 12-vjeçare është goditur për vdekje nga një eskavator. Rasti ka ndodhur në fshatin Skivjan të Komunës së Gjakovës.

Lirije Podrimaj ka thënë se fëmija i moshës 12-vjeçare është goditur nga eskavatori në lëvizje, ndërsa vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët në vendin e ngjarjes.

Po ashtu ka konfirmuar se personi i dyshuar është dërguar në ndalim policor.

“Ju informojmë se në ora 19:12 policia në Gjakovë ka marr informacion se në rrugën “Pavarësia”, në fshatin Skivjan-Gjakovë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, në mes një eskavatori në lëvizje dhe një këmbesori, femijë i moshës 12 vjeçare. Njësitet policore, prokurori i shtetit, si dhe ekipi mjekësorë kanë dal në vendngjarje dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e fëmijës”.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor ndërsa trupi i pa jetë i është kthyer familjarëve”, ka deklaruar ajo për Insajderin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.