Ballina / KOSOVA / 12 milionë dokumente të Kosovës mbahen ende në Serbi
dokumente

12 milionë dokumente të Kosovës mbahen ende në Serbi

Në shtator të vitit të kaluar janë bërë gjashtë vjet që nga arritja e marrëveshjes për kadastër në mes të Kosovës dhe Serbisë. Por kjo marrëveshje ende nuk është zbatuar.

Asnjë prej rreth 12 milionë dokumenteve dhe hartave, që sipas kësaj marrëveshjeje ishin paraparë të ktheheshin nga Serbia në Kosovë, nuk ka mbërritur në Agjencisë Kosovare për Kthim dhe Verifikim të Pronave (AKKVP).

Deri në qershor të vitit 2016 përgjegjëse për vonesa në zbatim të kësaj marrëveshjeje kanë qenë institucionet e Kosovës, pasi që në bazë të marrëveshjesh ishte paraparë që Kosova të hartonte Ligjin për AKKVP-në.

Ndërkohë që nga qershori i vitit 2016 përgjegjëse për moszbatim të kësaj marrëveshjeje, sipas institucioneve kosovare, është Serbia.

@Fluidi

Provo po ashtu

vehbi kajtazi agk

Kajtazi: Xhemail Mustafa dhe të tjerët u vranë sepse ishin kundërshtarë të PDK’së

Gazetari Vehbi Kajtazi ka folur në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, për viktimat e pasluftës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.