fbpx
gjykata e apelit

12 mijë lëndë të pazgjidhura në këtë vit

Gjykata e Apelit ka arritur që në vitin 2017 të zgjidhë rreth 1200 lëndë me shumë se sa vitin e kaluar, me numër të gjyqtarëve të njëjtë sikurse vitin 2016.

Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, në prezantimin e punës së Gjykatës për vitin që po shkon tha se institucioni që ai drejton përkundër vështirësive që ka pasur, ka shënuar rritje të efikasitetit.

Në vitin që po lëmë pas, Shala tha se kanë zgjidhur rreth 12 mijë lëndë, nga 24 mijë lëndë sa kanë pasur në punë gjatë këtij viti, duke përfshirë lëndët e reja dhe ato të trashëguara nga vitet paraprake.

“Gjatë vitit 2017 kemi kryer rreth 1200 lëndë më shumë se sa në vitin e kaluar, do të thotë vitin 2016. Vitin 2017 po e mbyllim me afro 12 mijë lëndë zgjidhura, apo më saktë, 11 mijë e 833 lëndë. Kjo shifër është rekorde që nga themelimi i kësaj Gjykate në vitin 2013. Ky rezultat ka ardhur falë punës së madh të gjyqtarëve të cilët kanë qenë pothuajse numër të njëjtë si në vitin paraprak, por edhe angazhimit të stafit mbështetës. Dua të theksoj se ndër objektivat e mia kryesore kur kam filluar punën si kryetar gjykate në janar 2017, kam pasur synim që t’i kthej apo rikthej vendet e punës që kishte shuar Ministria e Financave, meqë ne nuk i kemi shfrytëzuar më parë”, tha Shala.

Shala, theksoi se në të gjitha departamentet, si në atë krimeve të rënda, departamentin për të mitur, departamentin e përgjithshëm, sidomos divizioni e përgjithshëm dhe atë për kundërvajtje, qind për qind i kanë kryer lëndët.

Derisa, sipas tij, suksesi ka munguar në lëndët në çështjen civil, pasi kanë lëndë shumë të mbetura, meqë edhe vitin 2016 përafërsisht 11 mijë lëndë kanë trashëguar nga viti i mëparshëm, madje, kanë lëndë të pakryera edhe nga viti 2013.

“Lëndë të pakryera, kanë mbetur në këtë Gjykatë 12 mijë e 606 lëndë. Gjersa kemi filluar vitin 2017 me 11 266 lëndë, gjersa, në vitin 2017 kemi pranuar edhe 13 mijë 173 lëndë, shifra më e madhe që nga themelimi i Gjykatës. Në total i bie që kemi pasur në punë 24 mijë e 439 lëndë. Mirëpo, si rezultat i rritjes së fluksit të këtyre lëndëve është se edhe nëpër shumë gjykata themelore janë pranuar gjyqtarë të rinj edhe ata kanë punuar dhe lëndët e tyre janë atakuar me ankesë dhe neve na janë rritur lëndët. Nëse e përpjestojmë këtë numër prej 24 mijë e 439 lëndë me numër të gjyqtarëve që kemi tani, i bie që çdo gjyqtarë ka qenë i ngarkuar me 718 lëndë, gjersa kanë kryer nga 348 lëndë. Me një përqindje, secili gjyqtarë sa i përket normës ata e kanë tejkaluar prej 110 deri 130 për qind”, shtoi ai.

Kreu i Gjykatës së Apelit, tha se kjo shifër e lëndëve mund të zvogëlohet vetëm me rritjen e numrit të gjyqtarëve. Kërkesën për këtë tha se kanë bërë në KGJK, e cila është pranuar që të marrim edhe 15 gjyqtarë. Ai tha se me punësimin e këtyre gjyqtarëve dhe punëtorëve profesional do t’i zvogëlojnë numrin e lëndëve, madje ky është objektiv për vitin 2018.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.