fbpx

11 të vdekur e 688 raste të reja infektimesh me COVID 19 sot në Kosovë

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar edhe 688 raste të reja me infeksionin Covid-19. Ndërkohë edhe 11 kosovarë raportohet se kanë humbur betejën me këtë virus brenda një ditë në të gjithë territorin e Kosovës.

Këto të dhëna u bënë të ditura sot nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik në raporton 24 orësh.

E në vend raportohet të jenë shëruar edhe 236  kosovarë.

1.865 TESTIME, 236 TË SHËRUAR DHE 688 RASTE ME COVID-19!Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.865 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 688 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (76, 54, 38 vjeç), Rahovec 2 raste (74, 67 vjeç), Ferizaj 1 rast (48 vjeç), Gjilan 1 rast (82 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Klinë 1 rast (65 vjeç), Skenderaj 1 rast (76 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (54 vjeç).

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.