Ballina / KOSOVA / 11 të lënduar nga zjarri në Ulpianë

11 të lënduar nga zjarri në Ulpianë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për zjarrin që ka kapluar sot një banesë në Ulpianë.

Zëdhënësja e Policisë në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti thotë se se 11 persona janë lënduar, e gjashtë prej tyre janë duke u trajtuar në QKUK.

“Sot rreth orës 09:30, policia ka marrë informatën se ka shpërthyer një zjarr në një banesë në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Deri tani gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, një nga ta është dërguar në QKUK- Prishtinë, për trajtim mjekësor, ndërkohe që 5 të tjerët tretmanin e kanë marrë në vend ngjarje ( probleme me frymëmarrje nga tymi). Zjarri është lokalizuar dhe aktualisht policia në bashkëpunim me zyrtarët relevant nga institucionet përkatëse, po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë ndikuar në shkaktimin e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti.

Provo po ashtu

Thaçi: Me rënien e Murit të Berlinit u sprovua epërsia e sistemit demokratik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se bashkimi i Gjermanisë ishte fitorja më e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.