Ballina / Kulturë / 100 vjet nga vdekja e gjeniut të letrave Leo Tolstoy

100 vjet nga vdekja e gjeniut të letrave Leo Tolstoy

Janë bërë 100 vjet që kur ka ndërruar jetë gjeniu i letrave, Leo Tolstoy.

Tolstoy lindi më 9 shtator të vitit 1828 dhe vdiq më 20 nëntor të vitit 1910.

Ishte shkrimtar rus, novelist, eseist, dramaturg dhe filozof. Ai  njihet për dy veprat kryesore Lufta dhe paqja dhe Ana Karenina.
Pas një jete të palumtur familjare,  dhe pas disa vitesh në gjendje të rëndë shëndetësore, Tolstoi nuk pranoi të kthehej në shtëpi.

Ai u prek nga sëmundja e pneumonisë,  dhe vdiq më 20 nëntor 1910 në një shtëpi e cila ishte pronë e motrës së tij.

Leo Tolstoy ishte anashkaluar në përurimin e Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1901, ku  42 shkrimtarë dhe artistë suedezë i shkruan atij për të shprehur pakënaqësinë e tyre për gjykimin e gabuar të Akademisë së Suedisë.

Megjithatë Tolstoy kishte thënë se ndihej i kënaqur që kishte munguar në atë ngjarje.

Provo po ashtu

athine koka parahistorike

Athinë, zbulohet një kokë parahistorike

Një kokë guri prehistorike është gjetur në tempullin e Athinës në parkun arkeologjik në Paestum …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.