10 zbulimet astronomike më të rëndësishme

Astronomia është një shkencë që studion objekte qiellore të tilla si yjet, galaktikat, planetët, kometat dhe fenomene jashtë atmosferë së Tokës, si për shembull rrezatimi i sfondit kozmik.

Astronautët na tregojnë imazhet më të bukura e planetëve të largët me ndihmën e teleskopëve.

Në këtë listë paraqiten zbulimet më të rëndësishme që astronautët kanë zbuluar ndër vite.

Lëvizja e yjeve dhe planetëve

 

Mijëra vjet më parë yjet dhe planetët, kanë qenë objekte hulumtimesh dhe studimesh nga grekët e lashtë, babilonasit, egjiptianët, indianët, maja dhe persianët. Yjet kanë qenë pjesë e praktikave fetare dhe navigacion qiellor dhe orientim. Yjet më të shndritshëm dhe planetëve u janë vënë emra që përfaqësonin personazhe mbretërore, mitologjike dhe kafshësh. Astronomët islamikë në Mesjetë, vendosnin emra arab për shumë yje që janë në përdorim dhe në ditët e sotme dhe shpiken instrumente të shumta astronomike, të cilat mund të llogaritnin pozicionet e yjeve. Katalogët e parë të yjeve janë krijuar nga Eudosso di Cnido (shekulli V-IV,para Krishtit) dhe Ipparco di Nicea (shekulli II, para Krishtit). Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, William Herschel (1738-1822), ishte astronauti i parë që paracaktoi shpërndarjen e yjeve në qiell. Megjithatë, shekulli i XX, u karakterizua nga shumë përparime shkencore mbi studimin e yjeve dhe një ndihmë të veçantë e dha edhe zhvillimi i fotometrisë. Në vitin 1921, fizikani amerikan Albert A. Michelson (1852-1931), kreu matjen e parë të një diametri yjor me ndihmën e një interferometrisë optike. Nga këto vërejtje, u formua ideja e hershme për mocionet e planetëve dhe natyra e Diellit, Hënës dhe Tokës. Gjithashtu, Isac Njuton zbuloi forcën e tërheqjes gravitacionale, që mbi planetët vepron forca tërheqëse e Diellit.

Teoria heliocentrike

 

Nikola Koperniku (1473-1543), ishte njeriu i parë që propozoi teorinë heliocentrike të sistemit diellor. Puna e tij u korrigjua dhe u zgjerua nga revolucioni shkencor ndër vite. Koperniku studioi nga dijetarët grek dhe arabë, por edhe nga studimet dhe hulumtimet e tij ai arrit në përfundimin se Toka nuk ishte qendra e universit dhe së bashku më trupat e tjerë qiellorë të sistemit diellor, duke përfshirë planetët, asteroidet, meteoritët, kometat rrotullohen rreth Diellit dhe boshtit të vet. Dielli është ylli në qendër të sistemit diellor që prodhon dritë e nxehtësi, të cilat janë të domosdoshme për jetën në tokë. Dielli është ylli më i madhe në sistemin diellor.

Ligjet e Keplerit

Në vitin 1609, astronomi gjerman Johannes Kepler (1571-1630) i tregoi botës se planetët lëviznin rreth Diellit në orbitat eliptike të tyre. Kështu, orbitat eliptike janë një nga zbulimet më të rëndësishme në fushën e astrologjisë. Në librin “Mysterium Cosmograhicum” 1597, ai publikoi rezultatet e para mbi studimet e bëra mbi sistemin diellor.

Në këtë libër, Kepleri zgjeroi punën e Nikola Kopernikut, ku Dielli ishte në qendër të universit dhe 6 planetë vërtiten rreth tij. Në “Astronomia Nova”, Kepleri paraqiti dy ligjet që mbajnë emrin tij, ndërsa ligji i tretë është paraqitur në “Harmonices mundi libri quinque”, 1619. Tre ligjet e Keplerit përcaktuan lëvizjen e planetëve rreth Diellit, që lëvizin në orbita eliptike, shpejtësinë e tyre rreth diellit dhe raporti ndërmjet periudhës së rrotullimit të planetit rreth Diellit dhe përmasave të elipsës është konstant.

Hënat e Jupiterit

Galileo Galileu (1564-1642), është konsideruar si një nga dijetarët më të mëdhenj të kohës moderne. Ai shpiku teleskopin e parë për qëllime astronomike. Në vitin 1610, me teleskopin e krijuar nga ai, zbuloi 63 Hënat ose siç quhen ndryshe satelitët që rrotullohet rreth planetit të Jupiterit. Ato ishin Hënat e para të Jupiterit e zbuluara në krahasim me planetët e tjerë. Zbulimi i Galileos ishte një pikë kryesorë në favor të teorisë heliocentrike të Nikola Kopernikut dhe studimeve të tij, së bashku më të dhënat e tjera të reja nga teleskopi i tij: faza e Venus dhe malet në Hënë. Gjithashtu, ndër vite u vetëtuan se Toka dhe planetët e tjerë kanë Hëna.

Rruga e Qumështit

Frederick William Herschel (1738-1822), ishte një fizikan dhe astronom gjerman, që u mundua të përcaktonte shpërndarjen e yjeve në qiell. Ai krye një seri pamjesh në 600 drejtime dhe numëroi yjet përgjatë çdo linje syri. Me ndihmën e teleskopëve, ai arriti të bënte zbulimet më të rëndësishme të periudhës: në vitin 1787, satelitët e planetit të Uranit, Titani dhe Oberon, ndërsa në vitin 1789, Mimante dhe Encelado, satelitët e Saturnit. Në librin “On the Construction of the Heavens”, 1785, ai përshkroi strukturën tredimensionale të galaktikës tonë që quhet “Rruga e Qumështit”. Galaktika është një grumbull lëndësh, yjesh, sistemesh planetare, planetësh, mjegullnajash të gazat, re pluhuri. Gjithashtu, ai hartoi tre katalogë duke përfshirë 2.500 pjesë pluhuri të galaksisë.
Teoria e relativitetit

Albert Einstein (1879-1955), ishte një fizikan i rëndësishëm të shekullit të XX. Ai është i njohur në botë me teorinë e tij të relativitetit. Në vitin 1905, në artikullin e tij “Mbi Elektrodinamikën e trupave në lëvizje” propozoi teorinë e relativitet, e cila është vepra e tij kryesore dhe konsiderohet si bazë shkencore e pikënisjes së teorive fizike në përgjithësi. Ajo çon shumë njerëz drejt përfundimeve dhe filozofike, dhe më tej, koncepte jashtë fushës se fizikës mbi hapësirën dhe kohën.

Einstein ka publikuar më shumë se 300 dokumente shkencorë dhe inteligjenca, origjinaliteti i tij ka bërë që të formohet emri “Einstein” sinonimi i fjalës “gjeni”. Albert Einstein është nderuar me shumë çmime akademike dhe shkencore dhe në vitin 1912, atij i është dhënë çmimi “Nobel” në fizikë.

Zgjerimi i Universit

Deri para fillimit të shekullit XX, i vetmi mendim i përhapur në të gjithë botën e shkencës ishte se “universi ruan një gjendje konstante dhe ka ekzistuar përherë pa fillim”. Por kërkimet, vëzhgimet dhe rezultatet e marra prej aparaturave moderne vërtetuan se universi është në lëvizje. Astronauti amerikan Edwin Hubble (1889-1953), ndryshoi pikëpamjen e universit. Ndërsa po vëzhgonte qiellin me një teleskop, zbuloi se yjet dhe galaktikat largoheshin vazhdimisht nga njëra-tjetra. Një univers, ku çdo gjë lëviz vazhdimisht duke u larguar prej çdo gjëje tjetër, nënkupton një univers vazhdimisht në zgjerim. Vëzhgimet e kryera në vitet në vazhdim vërtetuan se universi është në zgjerim e sipër.

Radio Astronomia

Radio Astronomia, është një degë e astronomisë që studion rrezatimet me valë të madhe, dhe është e ndryshme nga format tjera të astronomisë vëzhguese mbi valët e radios dhe trajtohet si valë e jo sifotonetet diskrete. Ajo është zbuluar nga inxhinieri dhe fizikani amerikan Karl Guthe Jansky (1905-1950), në vitin 1930. Edhe pse disa vale të radios prodhohen nga objekte astronomike në formën e emisionit termik, shumica e emisioneve të radios që është vëne re nga Toka është parë në formë të rrezatimi sinkrotron, e cila prodhohet kur elektronet luhaten rreth fushave magnetike. Përveç kësaj, një numër i vijave spektrale të prodhuara nga gazi ndëryjore, janë të vëzhgueshme në valët e gjata. Një shumëllojshmëri të gjerë të objekteve janë të dukshme në valët e gjata, duke përfshirë, gazet ndëryjore dhe bërthamat e galaktikave aktive. Radio Astronomia ka bërë të mundur edhe zbulimin e shumë yjeve dhe galaksive.

Rrezatimi i sfondit mikrovalë

Fizikani amerikan, Arno Penzias dhe astronomi Robert Wilson, zbuluan në vitin 1964 rrezatimin e sfondit mikrovalë, ndërsa po punonin me një tip të ri antenash për valë të shkurtra. Në Kozmologji, “Cosmic Microwave Background Radiation – CMBR” – rrezatimi i sfondit mikrovalë, është rrezatimi elektromagnetik e teorisë së pranuar të Big Bangut, ku universi ynë fillon në një pikë të vetme dhe u zgjerua me kalimin e viteve. Gjatë zgjerimit të tij, universi ka pësuar disa faza revolucionare. Kur u formuan atomet e para, hapësira u bë transparente te rrezatimi, duke liruar energjinë që njihet sot si rrezatimi i sfondit mikrovale. Më pas iu nënshtrua një epoke të errët për shkak të mungesës së burimeve të energjisë yjore. Materia e akumuluar në rajonet e dendura, formoi retë e gazit dhe yjet e hershëm që gradualisht u bashkuan për të formuar galaktikat e parë. Me kalimin e kohës, këto u larguan shumë, dhe tani njihen si grupet e galaktikave. Zbulimi i rrezatimit i sfondit mikrovalë, ka dhënë prova eksperimentale në favor të teorive kozmologjike.

Ekzoplaneti

Ekzoplaneti është një planet që nuk bën pjesë në sistemin diellor dhe është një yll i ndryshëm nga i Tokës. Astronautët kanë besuar se ekzoplanetët kanë ekzistuar që në lashtësi. Më 5 tetor të vitit 1995, astronomët zviceran Michael Mayor dhe Didier Queloz, të dy të diplomuar në Universitetin e Gjenevës, zbuluan planetin e parë jashtë sistemit diellor që i ngjasonte Diellit në afërsi të yllit 51 Pegasi. Ditë më vonë, 12 tetor, studiuesit amerikanë Geoff Marcy dhe Robert Butler, konfirmuan se kishin zbuluar një tjetër planet të ngjashëm. Sot, rreth 500 ekzoplanete të tjerë janë zbuluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.