10 të vdekur e 111 raste të reja të të infektuarve nga COVID19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë vdekur 10 persona si pasojë e infektimit me Covid-19. Kështu ka bërë me dije IKSHPK në raportin e saj. Numri i viktimave si pasjë e koronavirusit në Kosovë ka arritur në 467 persona..

Ndërkohë brenda 24- orëve janë shëruar 159 persona si dhe 111 të tjerë janë infektuar nga 448 mostrat e marra.

” Në në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 448 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 111 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv:, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.