Ballina / Kulturë / 10 regjisorët më të mirë të 100 viteve të fundit

10 regjisorët më të mirë të 100 viteve të fundit

Ai është një nga regjisorët më të mëdhenj që jeton sot. Çdo person që merret me prodhimin e filmave është frymëzuar prej tij që nga vitet ‘70.

Filmat e hershëm të Tarantinos mbartnin stilin me gangsterë të Skorcezes të ndërthurur me komedi. Krijimtaria dhe origjinaliteti i tij kanë shkëlqyer në filma si: Goodfellas, Taxi Driver, The Departed (për të cilin ka fituar edhe një Oskar), Raging Bull, Casino dhe Gangs of New York, duke mos harruar filmin e tij më të fundit The Wolf of Wall Street. Federiko Felini (Federico Fellini) Termi “Felinesk” hyri në bisedat e regjisorëve shumë kohë më parë, por nuk ka qenë kurrë më i pranishëm se tani.

Çdo film shumë i bukur për nga ana e fotografisë dhe me stil, krahasohet me Felinin, sepse ai ishte mjeshtër i sekuencave ëndërruese dhe të momenteve të bukurisë gjigante. Shumë regjisorë nga e gjithë bota i kanë filmat e tij si pikë referimi në botën e madhe të kinematografisë.

Ndër filmat më të njohur të Felinit mund të përmenden: La Dolce Vita, 8 ½, La Strada dhe Amarcord. Uollt Diznej (Walt Disney) Diznej nuk është vetëm burri që ndërtoi perandorinë më të madhe të reklamave, por ai ndikoi tek një brez i tërë regjisorësh dhe shpiku filmin modern vizatimor që njohim sot.

Pa imagjinatën e Diznej, Pixar dhe Dreamworks nuk do të ekzistonin. Ai realizoi filma vizatimorë që i bënë fëmijët kudo në botë të jetonin imagjinatën e tyre. Ndër më të famshmit janë: Bambi, Borëbardha, Hirushja dhe Liza në Botën e Çudirave. Falë trashëgimisë që ai la, vazhdon prodhimi i filmave më të mirë vizatimorë edhe sot, me trilogjinë e Toy Story, Up dhe How to Train Your Dragon. Ingmar Bergman Regjisori i preferuar i Udi Alen (Woody Allen). Ingmar Bergman si një regjisor i talentuar dhe si një rrëfimtar i papërsëritshëm, solli për herë të parë përdorimin e pamjeve vizuale në tregimin e njëngjarjeje, duke i shtyrë shikuesit drejt aspektit filozofik dhe fetar të filmit.

Edhe Roman Polanski shfaq shumë ndikim nga Bergman në filmat e tij. Prodhimet më të njohura të Bergman janë: The Seventh Seal, The Silence, Persona, Fanny and Alexander dhe Wild Strawberries. Hauard Houks (Howard Hawks) Si një regjisor amerikan tepër i njohur dhe i pëlqyer, karakteristikat e personazheve të tij mund të gjenden pothuajse në çdo film të analizuar me kujdes.

Personazhet e femrave heroina dhe të forta ishin një shpikje e tij në vitet ‘30-‘40 në filma si Bringing up Baby, His Girl Friday, To Have and Have Not dhe The Big Sleep. Ai gjithashtu krijoi atë që mund të shihet si prototipi i filmave Bond me përshtatjen kinematografike që i bëri romanit të ErnestHeminguej, Të Kesh a Të Mos Kesh. Prej kësaj u frymëzua Ian Fleming kur shkroi romanin e tij të parë të serive të Bond.

Akira Kurosaua Ndikimi që pati Kurosaua në botën e kinemasë mund të kuptohet shumë thjesht prej filmave si Seven Samurai, Ran dhe Kagemusha. Filmat me luftëra nuk do të mund të ekzistonin pa ndikimin e arketipit të samurajit që Kurosaua e përcolli aq mirë, ku del në pah edhe kodi i nderit të luftëtarit. Filmat si The Lord of the Rings dhe Saving Private Ryan janë reminishenca të zhanrit që i dha emër Kurosaua. F.W. Murnau.

Nëse sot jeni në gjendje të shihni filma horror, ka vetëm një njeri që duhet të falënderoni: F.W Murnau, i cili është pionier i këtij zhanri dhe i ekspresionizmit gjerman në filma. Ai i dhuroi kinemasë monstrën më të njohurKontin Drakula në kryeveprën e tij Nosferatudhe i dha jetë legjendës gjermane të folkut me Faustin e tij klasik e të heshtur. Filmat e tij më të njohur janë:

Dracula, The Exorcist dhe Night of the Living Dead. Stenli Kubrik (Stanley Kubrick) Mënyra sesi Kurbik i tregonte historitë e tij përmes filmave ka qenë unike, gjë që e fut atë ndër regjisorët më të mëdhenj të 100 viteve të fundit. Ai revolucionarizoi çdo zhanër mbi të cilin punoi.

Filmat Paths of Glory dhe Full Metal Jacket shfaqin dy këndvështrime të ndryshme mbi luftën dhe kanë ndikuar në çdo film lufte që është bërë më pas. Filmi Dr. Strangelove është më i errëti nga komeditë e zeza dhe gjithashtu është një nga filmat që gjatë viteve është kopjuar më së shumti pa ia dalë me sukses. The Shining i këtij regjisori është shembulli më i njohur ihorrorit.

Nga ana tjetër, risia më e madhe dhe më e rëndësishme e Kubrik ishte kryevepra që bëri në vitin 2001: A Space Odyssey. Alfred Hitçkok (Hitchcock) Mjeshtri i ankthit. Ai ishte një nga regjisorët që e kuptonte më së miri psikikën njerëzore. Hitçkok dinte ta mbante audiencën në terror dhe ankth. Mënyra sesi manovronte me kamerën ia shtonte edhe më shumë misterin filmave të tij. Gjatë viteve, stili i tij i drejtimit të një filmi është bërë “A-ja” e regjisurës.

Ndër filmat më të mirë që ka realizuar janë: Psycho, Vertigo, The Birds, Real Window dhe North by Northwest. Orson Uells (Welles) E gjithë magjia e tij mund të shprehet vetëm me një fjali Citizen Kane. Ky është filmi që ai shkroi, drejtoi dhe luajti. Në kinema ekziston shprehja “para dhe pas Citizen Kane”, për shkak se që prej debutimit të këtij filmi, kinemaja nuk ishte më e njëjta.

I cilësuar si filmi më i mirë i të paktën 70 viteve të fundit, ai ka shpalosur teknikën dhestilin e Uells. Filma si Godfather dhe There Will Be Blood janë të dy shumë të influencuar nga Orson Uells. Dilemat që prekin protagonistët e filmave të tij, gjenden edhe te shumë filma të regjisorëve si Martin Skorceze, Pol Tomas Anderson dhe Kopola.

@Fluidi

Provo po ashtu

lexo , leximi, ngadale, kermilli

Pse është e rëndësishme të lexojmë, dhe ate të lexojmë ngadalë

Në këtë kohë të frikshme, kur mendojmë se po bie përherë e më shumë përqendrimi …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.