Ballina / Galeria / 10 mrekulli natyrore!

10 mrekulli natyrore!

Uji, zjarri dhe akulli janë kombinuar për të krijuar disa nga pamjet më piktoreske në botë – që nga shpellat gjigante të kristaleve e deri te formacionet e gurëve që duken si vepra arti.

Nëse zyra juaj dhe udhëtimi i përditshëm nuk janë përkujtues të përshtatshëm të diversitetit të jashtëzakonshëm natyror të planetit Tokë, frymëzohuni nga këto pamje të pabesueshme.

1.Pulpit Rock, Preikestolen, Norvegji

 

Ky vend me lartësi 604 metra dhe pa gardh të sigurisë, nuk është për ata që kanë problem me marramendje.

Mos iu afroni skajit dhe shijoni pamjen fantastike mbi maje.

2. Gran Salar de Uyuni, Bolivi

 

Gran Salar de Uyuni në Bolivinë jugore ka më shumë se 10 kilometra katrorë me kripë. Më shumë duket si shkretëtirë se si liqen.

Peisazhi i sheshtë, I bardhë shkakton iluzione optike dhe pasqyron ngjyrat. Ka madje edhe një hotel të ndërtuar pothuajse tërësisht nga kripa dhe një isull ku kaktusë gjigantë rriten në mes të liqenit të kripur.

3. Ngorogoro Crater, Tanzani

 

Krateri Ngorogoro është Edeni i Afrikës. Është krijuar pas shpërthimit të një vullkani të madh para 2-3 milionë vitesh. Hapësira prej 300 kilometrash katrorë ofron mundësitë më të mira për të parë kafshët e egra të Afrikës.

Luanë, rinoçerontë, elefantë dhe buallë janë “pesëshja e madhe” e pranishme në mesin e 25,000 kafshëve për të cilat Afrika është shtëpi.

Përveç kësaj, vet krateri ofron pamje dramatike, sidomos në agim.

4. Paria Canyon, Arizona, SHBA

 

Lumi Paria në Arizonën veriore ka gdhendur versionin e vet më të vogël të Grand Canyon. Disa nga formacionet shkëmbore janë thjeshtë spektakolare.

Vizitorëve u duhet një leje nga Zyra e Menaxhimit të Tokës që vjen me një “qese të mbeturinave të njeriut”, kështu që nëse doni ta vizitoni këtë mrekulli natyrore, duhet të përgatiteni të paketoni mbeturinat tuaja.

5.Shpërthimet vullkanike në Stromboli, Itali

 

Pjesë e ishujve Aeolian në brigjet e Sicilisë, Stromboli është një ishull i vogël bullkanik me disa qindra banorë të guximshëm.

Ndryshe nga shumica e vullkaneve, Stromoli vazhdimisht hedhë Fontana llave, gaz dhe hi. Magjepsëse për vullkanologët, por edhe e mrekullueshme për turistet që pëlqejnë të shohin llavën në aksion.

6.Vullkanet e baltës në Gobustan, Azerbajxhan

 

Në këtë vend, vullkane të vogla nxjerrin rregullisht baltë të trashë ngjyrë gri.

Balta mendohet të ketë cilësi medicinal, kështu që mos u befasoni nëse shihni njerëz që zhveshen dhe mbështjellen me baltë.

7.Shpella Jeita, Nahr el-Kalb Valley, Liban

 

Disa kilometra larg nga Bejruti, këto shpella gëlqerore të nëndheshme ishin të banuara në kohët parahistorike dha vazhdojnë të tërheqin vizitorët me ngjyrat e tyre të gjalla dhe formacionet stalactite. Stalaktiki më i madh në botë është në këtë vend.

8.Shtegu Pembrokeshire, Uells

8.

Konsiderohet si një nga 10 shtigjet më të mira për ecje në botë. Shpesh është i lagët dhe me erë, por nëqoftëse jeni me fat në një ditë me diell, ky është një nga vendet më të bukura në botë.

9.Liqeni Pangong Two, Indi dhe Kinë

 

Ky liqen i kripur thellë në Himalaje shtrihet në zonën kufitare mes Indisë dhe Tibetit të qeverisur nga Kina.

Ajri i këtij vendi i bën ngjyrat dhe qartësinë e liqenit shumë të forta.

10. Geirangerfjord dhe Nærøyfjord, Norvegji

 

Nëse gjatë jetës keni kohë për të vizituar vetëm dy fjorde, ato duhet të jenë Geirangerfjord dhe Nærøyfjord.

Këto janë dy ndër fjordet më të gjata dhe më të thella në botë, me shkëmbinjtë vertikalë, ujërat e thella dhe ujëvarat marramendëse. /infoGLOBI/

Provo po ashtu

shpella kine

Kjo shpellë është sa 22 fusha futbolli dhe sa 4 piramida të Gizës

Një vizitë në një nga shpellat më të mëdha në botë mund të duket si …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.