Ballina / BOTA / 10 gazetarë të vrarë brenda një dite
mediat

10 gazetarë të vrarë brenda një dite

Bruksel: Persona të panjohur kanë vrarë gazetarin e BBC -së Ahmad Shah, në Khost të Afganistanit lindor . Ngjarja ndodhi vetë disa orë pas vrasjes së 9 gazetarëve tjerë në Kabul. 

Federata ndërkombëtare e gazetarëve (IFJ) dhe Asociacioni i Gazetarëve të Afganistanit kanë dënuar vrasjen e qëllimshme të gazetarit Shah  dhe të 9 gazetarëve tjerë.

Ahmad Shah (29) u vra nga dy persona të paidentifikuar rreth orë 16 sipas kohës lokale. Nëntë gazetarët e tjerë janë vrarë gjatë sulmeve vetëvrasëse në Kabul.

Mediat botërore kanë publikuar emrat e tyre:

Agence France-Presse (AFP) – Shah Marai, fotoreporter

Tolo News , Yar Mohammad Tokhi, kamerman

Radio Azadi – korrespodentët Abadullah Hananzai, Moharram Durrani dhe Sabawoon Kakar,

1TV – reporteri Ghazi Rasooli dhe kamermani Nowroz Ali Rajabi,

Mashal TV – reporteri Salim Talash dhe kamermani Ali Salimi .

Dy të fundit e pësuan gjatë sulmit të dytë, kur sulmuesi vetëvrasës ishte futur në mesin e gazetarëve që po raportonin sulmin e parë.

“Sot kemi humbur 10 gazetarë, akt ky që e bën ditën e sotme, ditën më vrasëtare të gazetarisë në vend” ka deklaruar Anthony Bellanger, Sekretar i Përgjithshëm i IFJ – së. /infoglobi

Provo po ashtu

MPJ dënon fuqishëm sulmin ndaj autobusit që udhëtonte nga Kosova përmes Serbisë

Një autobus me udhëtarë kosovarë është sulmuar mbrëmë në Krushevc të Serbisë. E ministria e jashtme …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.