1 rast i ri me koronavirus në Kosovë, numri i të shëruarve ka arritur në 769

Pesëmbëdhjetë pacientë janë shëruar të martën nga COVID – 19, ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Ndërkohë të martën është konfirmuar vetëm një rast i ri. Bëhet fjalë për një rast në qytetin e Rahovecit.

Gjithsej janë testuar 211 mostra, është bërë e ditur nga Instituti.

Numri i të shëruarve ka arritur në 769, ndërsa numri i të infektuarve në 989. Në Kosovë deri më tani janë shënuar 29 raste të vdekjes nga komplikimet e shkaktuara nga koronavirusi, të personave që kanë pasur edhe sëmundje tjera shoqëruese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.