𝐍𝐞̈𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐌V 𝐩𝐞̈𝐫 𝐀𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐧 𝐌𝐚𝐤𝐫𝐨-𝐅𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐞 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧

𝐍𝐞̈𝐧𝐬𝐡𝐤𝐫𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐌𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐚 𝐩𝐞̈𝐫 𝐀𝐬𝐢𝐬𝐭𝐞𝐧𝐜𝐞̈𝐧 𝐌𝐚𝐤𝐫𝐨-𝐅𝐢𝐧𝐚𝐧𝐜𝐢𝐚𝐫𝐞 𝐦𝐞 𝐁𝐚𝐬𝐡𝐤𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧.

Bashkë me Bankën Qendrore të Kosovës kemi nënshkruar Marrëveshjen e Kredisë për Asistencën Makro-Financiare me Bashkimin Evropian, në vlerë prej 100 milionë euro.

Kjo Marrëveshje ka ardhur si rezultat i hapjes së mundësisë së përfitimit nga kjo skemë e Bashkimit Evropian edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor. Ndihma makro-financiare jepet në ndërlidhje me ndihmën nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili në prill të vitit 2020 miratoi Instrumentin e Financimit të Shpejtë për Kosovën, në vlerë prej 51.6 milionë EUR.

Kjo kredi do të ndihmojë në Programin për Rimëkëmbje Ekonomike dhe në zbatimin e masave emergjente. Një pjesë e disbursimit varet nga plotësimi i disa kritereve të cilat Qeveria e Kosovës është zotuar që ti realizojë me përpikëri pasi që të njëjtat i ndihmojnë përmirësimit të Administratës Publike në Kosovë dhe rritjes së Transparencës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

error: Content is protected !!