Shqip   •   English   •   Srpski

Zgjerohet rrjeti i dyshimeve per vrasjen e Hamdi Sopes

07 / 02 / 2013, 10:38

I.S. ka lidhje familjare dhe është mik shtëpie i të ndjerit Hamdi Sopa ndërsa V.R. rreth 53 vjeçar,
dyshohet se ishte në lidhje intime me një nga vajzat e të ndjerit Sopa.

 

vrasjeTë arrestuara dy ditë më parë, si të dyshuara për vrasjen e familjarit të tyre, gruaja dhe dy vajzat e Hamdi Sopës, të martën dolën para gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Artina
e Erna Sopa dhe bashkëshortja e të ndjerit Teuta Sopa ndonëse e kanë mohuar se kanë vrarë babain përkatësisht bashkëshortin e tyre, gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore të Prishtinës, aprovoi kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarat e kësaj vrasje, dhe ua caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Vajzat dhe bashkëshortja e Sopes janë të dyshuarat kryesore për vrasjen e familjarit të tyre, të ndjerit Sopa.

Ndonëse fillimisht ishte dyshuar se i ndjeri Sopa kishte bërë vetëvrasje, më pas ishte cilësuar si vdekje e dyshimtë, ishte raporti i autopsisë, i cili ka vërtetuar se i ndjeri Sopa nuk është vetëvrarë, por është vrarë.

Por burime të gazetës “Bota sot” kanë zgjeruar pistën e të dyshuarve në vrasjen e zyrtarit për informim të kryeministrisë së Kosovës Hamdi Sopës. Ata janë I.S. e V.R. (emrat e njohur në redaksi) të cilët dyshohen se kanë dorë në vrasjen e të ndjerit Hamdi Sopa.

I pari I.S. ka lidhje familjare dhe është mik shtëpie i të ndjerit Hamdi Sopa ndërsa i dyti V.R. rreth 53 vjeçar, dyshohet se ishte në lidhje intime me një nga vajzat e të ndjerit Sopa, shkruan sot gazeta “Bota sot” në edicionin e Kosovës.



Komento

ankara escort Porno hikaye