Shqip   •   English   •   Srpski

Zgjedhjet lokale mund t’i kushtojnë me shkarkim Jahjagës

14 / 02 / 2013, 9:03

atifete_jahjaga_1
Do të ishte jokushtetues çfarëdo vendimi i presidentes Atifete Jahjaga, qoftë për të shtyrë mandatin aktual të strukturave komunale, apo për të shkurtuar mandatin e qeverisjes qendrore, kanë thënë juristë e njohës të legjislacionit zgjedhor. Për efekt, vendimi do të prodhonte dorëheqjen e presidentes.

Prej kohësh zyrtarë të subjekteve politike kanë proklamuar idenë që data e zgjedhjeve për kryetarë komunash dhe për asamblistë komunalë të shtyhet për gjashtë muaj, që nënkupton deri në pranverën e vonë të 2014-s, shkruan koha ditore.

Paralelisht kësaj, edhe data e zgjedhjeve parlamentare të caktohej në të njëjtën ditë, duke shkurtuar për gjysmë viti mandatin e legjislaturës aktuale, por edhe të Qeverisë. Zyrtarët shtetërorë kanë thënë se lëvizja e datës së zgjedhjeve për gjashtë muaj nuk përbën shkelje.



Komento