Zbulohet struktura më e madhe qiellore
31 / 01 / 2013, 13:37

Zbulohen konstrukte qiellore më të mëdha se distanca e Tokës me galaksitë.
Astronomët kanë zbuluar strukturën më të madhe në univers grup ky i ‘kuasarëve’ aq të mëdhenj saqë nevojiten 4 miliardë vjet të shpejtësisë së dritës për të kaluar përreth tyre. Ky zbulim siç shkruan agjencia e lajmeve Reuters është i fundit në radhët e shumë të tjerëve që ka sfiduar parimet kozmologjike të nobelisit Albert Ajnshtajn. Siç dihet Ajnsthajni kishte vërejtur se ‘universi duket i njëjtë nga të gjitha këndet (pikat)’, mirëpo zbulimi i fundit sipas shkencëtarëve e demanton një konstatim të tillë.
Kusararët besohet të jenë objektet më të ndritshme të universit, drita e të cilave vjen nga nukleuset e galaksive që nga ditët më të hershme të universit. Dhe që mund të shihen edhe pse janë larg sistemit tonë planetar për disa miliarda vjet drite.
“Që nga 1982 ka qenë e ditur se kuasarët grupohen duke formuar struktura të dimensioneve paramendshëm të mëdha, ndonjëherë deri në 500 mega parsek, që do të thotë baraz me 3.3 milion vjet drite” citohet të ketë thënë udhëheqësi i projektit Roger Cloves hulumtues nga universiteti i Lang Shirtit Qendror në Britani të Madhe. Që gjërat t’i vejmë në kontekst kuasarët janë 1600 herë më të mëdha se vet distanca që ka planeti tokë nga galaksia e qumështit dhe nga Andromeda, dy galaksi këto më të afërta me Tokën./InfoGlobi/v.b.





