Shqip   •   English   •   Srpski

Zarif dënon sulmet në veri

05 / 02 / 2013, 14:49

zarif

Shefi i misionit të UNMIK Farid Zarif ka dënuar incidentin e së hënës ku janë lënduar dy fëmijë të komunitetit serb.

“Jam personalisht shumë i tronditur për sulmin që ka ndodhur në një shtëpi në veri të Mitroviëës, në të cilin u plagosën dy fëmijë kur një mjet shpërthyes është hedhur në shtëpinë e tyre. Ky është një akt qyqar i papërshtatshëm për çdo shoqëri të civilizuar, “tha Zarif ,duke shtuar se shpërthimi i fundit vije pas disa të tjerëve të ndodhura gjatë javës së fundit në pjesën veriore të Mitrovicës.

“Unë e di që populli i Kosovës janë të tronditur nga aktet e tilla të dhunës. Unë u bëj thirrje të gjithëve që ti dënojnë këto akte. Zemrat tona të shkojnë jashtë për fëmijët dhe të gjitha familjet e prekura,” shtoi ai.

“UNMIK ka mirëpritur fillimin e hetimeve nga Policia e Kosovës dhe EULEX, dhe ka kërkuar nga të gjithë që nëse kanë informacione lidhur me këto raste, të bashkëpunojnë me organet e rendit” shtoi Zarif.



Komento

ankara escort Porno hikaye