Shqip   •   English   •   Srpski

Zariçi largohet nga PDK-ja

07 / 02 / 2013, 9:16

zariqi

Xhavit Zariçi, deri të mërkurën, ishte anëtari i PDK-së në Ferizaj, që mbante librezën e Degës së kësaj partie, me numrin rendor dy.

Mirëpo ish-themeluesi i kësaj Dege të PDK-së në Ferizaj, ka vendosur që të japë dorëheqje të parevokueshme nga çdo funksion në këtë parti si dhe nga të qenët anëtar i saj. Ai aktualisht është kryesues i Kuvendit komunal të Ferizajt i zgjedhur pikërisht nga radhët e PDK-së. Zariçi pati pasuar  paraardhësin e tij Agim Aliu, i cili  në zgjedhjet e jashtëzakonshme  u zgjodh kryetar i Komunës. Zariçi, krahas bërjes publike të dorëheqjes së tij nga anëtarësia e PDK-së, bëri publike edhe një sërë arsyesh që e kishin shpënë të ndërmerrte një hap të tillë.



Komento