Monday , 22 December 2014
INFO GLOBI
Home > SHKENCË > Vullkani më i madh nënujorë
Vullkani më i madh nënujorë

Vullkani më i madh nënujorë

Një vullkan nënujor i quajtur Tamu Massifi u gjet rreth 1,000 kilometra në lindje të Japonisë, thotë William Sager, një profesor në Universitetin e Hjustonit, i cili udhëhoqi një ekip shkencëtarësh në këtë zbulim.

 

vullkani_2013Vullkani është me madhësinë e shtetit të Neë Mexico-s dhe është ndër më të mëdhenjtë në sistemin diellor, thotë Sager. Tamu Massif mbulon një sipërfaqe prej rreth 120.000 kilometra katrorë. Në krahasim me vullkanin më të madh aktiv në Tokë, Mauna Loa i cili gjendet në Haëaii, është rreth 2.000 kilometra katrorë, thotë Sager. Forma e këtij vullkani masiv është ndryshe nga çdo vullkani tjetër nën-detare që gjendet në Tokë, dhe është shumë e mundshme që kjo mund të na jep disa të dhëna rreth asaj se si formohen vullkanet masive “, thotë Sager.

Tamu Massifi besohet të jetë rreth 145 milion vjet i vjetër, dhe u bë joaktiv brenda disa miliona vitesh pasi që u formua. Vullkani u emërua pjesërisht në nder të Univerzitetit të Texas A & M University, ku Sager ka punuar për 29 vjet para se të lëviz në Universitetin e Hjustonit. Tamu eshte shkurtim i universitetit ndërsa massif është fjalë frëge që do të thotë “masiv” dhe nje termi shkencor për një masë të madhe malore, sipas Sager./InfoGlobi/D.M.

support_b_468_60

Komento Ketu

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>

Scroll To Top