Shqip   •   English   •   Srpski

Vuciq: NATO vrau 1008 ushtarë

11 / 02 / 2013, 17:54

VucicBeograd: Ministri i Mbrojtes të Serbisë, Alexand Vuciqi për herë të parë doli në publik me shifrat e të vrarëve gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake serbe për shkak të krizës humanitare në Kosovë, bombardime këto që ndodhën gjatë vitit 1999 dhe që zgjatën 72 ditë.
“Gjatë bombardimeve të NATO-s janë vrarë 1008 ushtarë e policë të serbisë, nga të cilët 659 ishin pjestarë të ushtrisë jugosllave e 349 pjestarë të policisë” ka deklaruar për media ministri seb Alexander Vuciq.
Edhe pse me vite është kërkuar të dilet me shifra të sakta për epilogu n e bombardimeve të NATO-s, autoritetet e Serbisë kanë nguruar që ti shpalojnë ato.
Është kjo ndoshta hera e parë që një ministër i mbrojtjes flet me shifra, të cilat është e vështirë të verifikohen 13 vjet pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova.
Vuciq ka përsëritur se ‘Serbia nuk e ka ndërmend të anëtarsohet as në NATO e as në Organizatën e Sigurisë Kolektive të disa shteteve të ish Bashkimi sovjetik”.
Në Kosvoë siç ka raportuar infoGLOBI shumë herë deri tash forcat ushtarake, policore dhe njësitet paramilitare serbe gjatë vitit 1998 dhe 1999 kanë vrarë rreth 13.000 persona nga të cilët mbi 90% ishin civilë. Këto janë të dhëna që i ka konfirmuar në teren Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut në Kosovë.
As sot e kësaj dite në linjë zyrtare Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e luftës të kryera në Kosovë gjatë vitit 1998/1999./InfoGLOBI/



Komento