Wednesday , 23 July 2014
INFO GLOBI
Home > LAJME > Kosovë > Vdes Diellza Nimonaj
Vdes Diellza Nimonaj

Vdes Diellza Nimonaj

20 vjeçarja nga Deçani, Diellza Nimonaj e cila vuajti një kohë të gjatë nga sëmundja e leukemisë ka ndërruar jetë.

diellza_nimonajDiellza e cila njëherë besohej se u shërua nga kjo sëmundje ndërroi jetë sot. Rikthimi i sëmundjes u tregua i pamëshirshëm për jetën e saj.

Dy javë me parë infoGLOBI kishte kontaktuar me familjen Nimonaj për të pyetur për gjendjen e Diellzës. Babai i Diellzës kishte njoftuar se  edhe pas shërimit të plotë sëmundja i është rikthyer dhe se shërimi i sërishëm kushton hiç më pak se 180 mijë euro.

“Pas ankesave që bënte vajza se nuk ndihej mirë shkuam në Stamboll pë kontroll. Me datën  28.08.2013 në ora 13:00 sipas kohës sonë morëm rezultatet e analizavet se është përsëritur sërish sëmundja. Ata kërkuan që menjëher të fillojmë me dy terapi dhe pastaj të bëjnë  transplantin e palcës. Por unë duke mos pasur mundësi jam kthyer po më këtë datë me vajzën në gjirin familjar” kishte rrëfyer dy javë më parë për infoGLOBI-n, Mirsat Nimonaj, babai i Diellzës.

Nimonaj më tej ishte shprehur se ishte takuar edhe me Ministrin e Shëndetësisë, Ferid Agani i cili i kishte premtuar se do bëj aq sa mundet që përmes bashkëpunimeve që ka Ministria e Shëndetësisë me Turqinë ta transferojë sa më shpejtë Diellzën atje, por edhe përkundër premtimeve Diellza nuk arriti t’i bëj ballë rikthimit të sëmundjes.

infoGLOBI, kohë ma parë kishte shkruar artikullin “200 mijë euro për jetën e Diellzës”, ku rrëfente për sëmundjen e saj./infoGLOBI/

Komento Ketu

Leave a Reply

Scroll To Top