Shqip   •   English   •   Srpski

Urdhërarrest për personat që gjendeshin në banesë me Sopën

04 / 02 / 2013, 15:37

vrasje

Isufaj ka kërkuar nga gjykata të lëshoj urdhëresë për bastisjen e banesës së të ndjerit. 

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, sot nga Departamenti për Mjekësi Ligjore, ka pranuar raportin e autopsisë, për tani të ndjerin Hamdi Sopa.

Bazuar nga rezultati i këtij raporti konstatohet se në rastin konkret kemi të bëjmë me vrasje dhe jo vetëvrasje, prandaj prokurori Blerim Isufaj, i ngarkuar me rastin, sot morri vendim për fillimin e hetimeve dhe ka urdhëruar arrestimin e personave që në momentin kritik kanë qenë  prezent në banesën e të ndjerit Sopa, në të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja.

Prokurori Isufaj ka kërkuar nga gjykata të lëshoj urdhëresë për bastisjen e banesës së të ndjerit dhe njëkohësisht ka propozuar caktimin e paraburgimit për të dyshuarit.

Me këtë rast Prokuroria njofton se nuk posedon asnjë videoincizim me telefon celular, siç është shkruar në njërën nga gazetat e përditshme në vendin tonë. Prokuroria është njoftuar nga Policia e Kosovës se as Policia nuk posedon incizime të tilla. Prokuroria ka bërë thirrje publike, që nëse dikush posedon incizim të tillë të ia dorëzoj prokurorisë. /InfoGLOBI/

 



Komento