Tuesday , 2 September 2014
INFO GLOBI
Home > SHËNDET > Këndi i ekspertit > Tri ushqime të shëndetshme për bebe
Tri ushqime të shëndetshme për bebe

Tri ushqime të shëndetshme për bebe

Ushqimi i bebes është i një rëndësie të veçantë dhe duhet të jetë me vitaminat dhe kërkesat që i kërkon organizmi i një bebe. Në vazhdim ju sjellim tri ushqime që do të ishin të shëndetshme për beben tuaj.

Pure molle

Përbërësit:

• 1 apo 1/2 e një molle të vogël (ose të zier).

Përgatitja:

1. Pastrojeni mollën, qërrojeni, dhe prejeni në copëza.

2. Hidhni në një enë 2-4 lugë me ujë, hidhni copëzat e mollës dhe ziejini deri sa të zbuten (rreth 5-10 minuta).

3. Largoni mollën e zier nga ena, dhe futeni në blender, për ta bluar deri sa të merr formën e puresë.

Pure dardhe

Përbërësit:

• 1 dardhë e pjekur e vogël

Përgatitja:

1. Merreni dardhën lajeni, hiqini lëvozhgën, prejeni dhe largoni bërthamën.

2. Ziejeni në një tigan me një sasi të vogël të ujit deri sa të zbutet (rreth 5 minuta).

3. Bluajeni në blender dhe pureja është e gatshme për foshnjen tuaj.

Pure kumbulle dhe bananeje

Përbërësit:

• 3 kumbulla të freskëta, të pjekura apo të ziera,

• ¼ e bananes së pjekur

Përgatitja:

1. Nëse përdorni kumbulla të freskëta, atëherë së pari lajini, largojini lëvoren dhe farat. Shtypini me një pirun apo bluani me blender.

2. Nëse përdorni kumbulla të ziera, lajini, largojini lëvoren dhe farën dhe pastaj fusni ato në një enë me pak ujë derisa të zbuten (rreth 15 minuta).

3. Thajini dhe bluajini me blender apo shtypini me pirun. Shtoni bananen, dhe bluani të gjitha së bashku në blender për të fituar një pure të butë. (Mos e ftohni bananen.)/beba ime/

Komento Ketu

Leave a Reply

Scroll To Top