Thornton: Heqja e barrikadave natën është më e sigurtë
02 / 02 / 2013, 15:20

Dy ditë pasi janë larguar barrikadat ne Rudarë, zyrës së mediave të KFOR-it i është kujtuar që të dërgoj komunikatë për media.
Ushtarët e KFOR-it kanë larguar pengesat e betonit në rrugën Prishtinë-Jarinje afër Rudarit të enjten në mengjes.
“Ne jemi ketu per te rivendosur lirine e levizjes,” tha kapiten i KFOR-it Ben Thornton.
“Për momentin rruga është e bllokuar. Ne duam që të zvogelojmë pengesat në mënyrë që njerëzit dhe trafiku të lëvizin lirshëm” shtoi ai.
Pengesa përbëhej nga tri blloqe cementësh të mëdhenj, trungje druri, dhe mbeturina tjera që pengonin lëevizjen e trafikut në një anë të rrugës.
“Përpjekja per largimin e pengesave ishte mision i koordinuar dhe i ekzekutuar mirë, dhe i përkrahur nga shumë kombe në kuadër të KFOR-it” thuhet në komunikatën dërguar mediave.
Më tej në njoftim thuhet se ushtarët nga armatat e Polonisë, Francës, Gjermanisë, Marokos dhe Armenisë punuan së bashku me trupat Amerikane në largimin e disa kamionëve me mbeturina nga rruga, që rruga të jetë e hapur për trafik.
“Pjesetaret e KFOR-it punuan gjate gjithe nates qe te mund te jene pozicion qe te mund te kryejne detyrat para agimit te dites” vazhdon njoftim.
Ndërsa pse aksioni u krye gjatë natës dhe jo gjatë ditës, Thorton tha se gjatë natës është më sigurtë.
“Puna gjatë natës, është më me pak rrezik për ushtarët tanë, më pak njerëz në rrugë, më pak trafik,” tha Thornton. “Eshte më sigurtë për ushtarët dhe popullatën” shtoi ai./InfoGLOBI/





