Shqip   •   English   •   Srpski

Thellohet kriza ekonomike në Eurozonë

14 / 02 / 2013, 14:33

Eurozona ka rrëshqitur në krizë më të thella ekonomika sesa që pritej para 3 muajsh.

kriza_ekonomike

Krizës i ‘kontriboi’ kryesisht Gjermania e Franca të cilat i kan ndier dukshëm efektet e krizës ekonomike e financiare, e cila që nga viti 2008 ka kapluar kontinentin evropian.

Viti 2012 ishte viti i parë në të cilin Eurozona nuk pati asnjë tremujorsh me rritje ekonomike që nga viti 1995.

Brenda Eurozonës siç theksojnë zyrtarët e Brukeselit vetëm Estonia dhe Sllovakia kanë shënuar një rritje të lehtë ekonomike gjatë tre mujorit të fundit që vitit që mbeti pas, ndërkohë që InfoGLOBI mëson se Irlanda, Greqia, Luksemburgu, Malta dhe Sllovenia nuk duket se i kanë punët mirë sado që të dhënat e trendeve ekonomike të tremujorit të fundit të vitit 2012 për këto shtete nuk janë shpaluar ende./InfoGLOBI/

 

 



Komento