Shqip   •   English   •   Srpski

Takimi Jahjaga-Nikoliq: Brukseli pret më shumë marrëveshje …

05 / 02 / 2013, 14:15

jahjaga-nikolic

Sipas Jahjagës takimi me Nikoliqin nuk është dialog por është ‘takim zyrtar i presidentëve të dyja vendeve, të dy shteteve që janë të pavarura dhe fqinje’, kurse për atë se a do të nënshkruajnë Jahjaga e Nikoliq ndonjë marrëveshje përfundimtare, Kocijanic thotë se ajo çka pret Brukseli është të arrihen më shumë marrëveshje .BE, si thekson ajo ka mbajtur shënime për atë që është diskutuar në takimet e deritashme të Brukselit dhe kjo konsiderohet si një lloj Marrëveshje mirëkuptimi. 

 Prishtinë: Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga konsideron se takimi i saj i paralajmëruar për nesër në Bruksel me homologun nga Serbia, Tomislav Nikoliq,  është i rëndësishëm ‘sepse për herë të parë do të takohen presidenti i Kosovës me ate të Serbisë për normalizimin dhe avancimin e marrëdhënieve, si dy shtete sovrane e të pavarura’.

“Duke marrë parasysh të kaluarën tonë dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është e pritshme që marrëdhëniet të normalizohen plotësisht. Takimi i presidentëve është në funksion të këtij qëllimi, ndërsa nga parlamenti, qeveria është e autorizuar të udhëheqë procesin e dialogut.”, ka potencuar Jahjaga, sipas të cilës në takim do të bisedohet parimisht, për “normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.Për nevojën e vazhdimit të dialogut, për arritjen e marrëveshjes për të gjitha çështjet dhe për zbatimin e përpiktë të këtyre marrëveshjeve”.

Për nevojën e vazhdimit të dialogut, për arritjen e marrëveshjes për të gjitha çështjet dhe për zbatimin e përpiktë të këtyre marrëveshjeve, të cilat edhe janë në dobi të të gjithë qytetarëve të të dyja shteteve dhe që janë në funksion të fqinjësisë së mirë, të paqes dhe stabilitetit në rajon. .

Gjatë takimit, si ka deklaruar Jahjaga, dy presidentët do t’i japin mbështetjen dialogut të deritashëm që po e zhvillojnë grupet teknike dhe kryeministrat e dy vendeve të armiqësuara tash e sa vjet.

Ajo ka shtuar se dialogu mes Kosovës e Serbisë ‘po ndërmjetësohet nga BE dhe po përkrahet nga SHBA’.
Do të bisedohet parimisht, për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
E pyetur se a janë dy presidentët ata që do të nënshkruajnë marrëveshjen përfundimtare të bisedimeve mes Kosovës e Serbisë, Jahjaga është përgjigjur se “marrëveshja gjithëpërfshirëse mund t’i hap rrugë nënshkrimit marrëveshjeve tjera bilaterale. Kjo është një normë e rregullt sjelljeje ndërshtetërore, për të gjitha shtetet që kanë vendosur marrëdhënie diplomatike. Çështja e nënshkrimit dhe e ratifikimit është e rregulluar me Kushtetutë”.

Sipas Jahjagës takimi me Nikoliqin nuk është dialog por është ‘takim zyrtar i presidentëve të dyja vendeve, të dy shteteve që janë të pavarura dhe fqinje’. Sidoqoftë, në intervistën dhënë ReL-it, ajo ka thënë se do të mbështes dialogun.

Zyrtarët nga Brukseli kanë konfirmuar se takimi mes Jahjagës dhe Nikoliqit do të mbahet nesër në Bruksel.

” Fillimisht, baronesha Catherine Ashton, shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, që po faciliton dialogun mes Kosovës dhe Serbisë,  do të takoj presidentët e Serbisë e të Kosovës individualisht, kurse pas takimeve individuale do të mbahet takimi i përbashkët Ashton, Jahjaga, Nikoliq”, ka deklaruar për Info Globin zëdhënësja e bbaroneshës Ashton, Maja Kocijancic.

Bisedimet do të zhvillohen në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, ka nënvizuar Kocijancic.

Pas cështjes së ngritur para disa ditësh në Kuvendin e Kosovës, ku njëri nga deputetët ka thënë se ‘nuk dihet nëse marrëveshjet e arritura deri tash gjatë dialogut një vjecar teknik mes Kosovës e Serbisë dhe gjatë katër takimeve që ishin pjesë e dialogut politik që po e bëjnë kryeministrat e dy vendeve, Kocijancic ka sqaruar se “Bashkimi Europian si facilitues i këtyre proceseve mbanë shënime për atë për cka mirren vesh palët në takime. Kjo konsiderohet si një Marrëveshje Bashkëpunimi dhe shënon fillimin e procesit për cështjen për të cilën janë marrë vesh palët”.

E pyetur se a  do të rezultojnë gjithë këto bisedime me një marrëveshje të përgjithshme të nënshkruar nga Jahjaga e Nikoliq, Kocijancic është përgjigjur se “ajo cfarë pret Bashkimi Europian nga bisedimet është të shohë arritjen e më shumë marrëveshje për cështjet specifike që janë në interes të normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve. Madje, edhe më e rëndësishme është të shihet se marrëveshjet e arritura implementohen”. Sipas saj në praktikë arrihen marrëveshjet por vështirësi ka në implementimin e tyre, kështu që ‘ajo për cka mirren vesh palët në takimet në Bruksel, cështje këto për të cilat BE merr shënime dhe i konsideron si Memorandume Bashkëpunimi, është e rëndësishme të implementohet’.

Krahas takimit Jahjaga, Nikoliq, të cilin do ta facilitoj nesër në Bruksel baronesha Ashton, gjatë shkurtit pritet të mbahet edhe takimi i pestë me radhë në nivel kryeministrash. Sa i përket takimit në nicel presidentësh, ky është takimi i parë që është mbajtur nga përfundimi i luftës në Kosovë. /InfoGLOBI/

 



Komento