Shqip   •   English   •   Srpski

Sulm në ambasadën amerikane, dy të vdekur

01 / 02 / 2013, 13:36

Ambasada e amerikes
Një sulm vetëvrasës ka ndodhur para  Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Ankara.

Sipas mediave turke si rrjedhojë e shpërthimit dy persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
Perosonat e vdekur janë personi që ka kryer sulmin dhe roja i sigurimit.
Viktimat janë identifikuar si dy punonjës të sigurisë me kombësi turke.Shpërthimi ka dëmtuar murin e jashtëm të kompleksit. Dëshmitarët thonë se ambulancat dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje. Edhe ambasada e Francës dhe Gjermanisë janë afër ambasadës amerikane./InfoGLOBI/

 



Komento