Sot takohen Jahjaga- Nikoliq
06 / 02 / 2013, 9:20

Sa i përket takimit në nivel presidentësh, ky është takimi i parë që është mbajtur nga përfundimi i luftës në Kosovë.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të takohet sot me presidentin e Serbisë Tomislav Nikoliq.
Takimin i presidentëve të Kosovës dhe Serbisë edhe kësaj radhe e ka organizuar Bashkimi Evropian, më saktësisht baronesha Catherine Ashton, e cila organizon edhe takimet e dy kryeministrave, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq.
Sipas Jahjagës takimi me Nikoliqin nuk është dialog por është ‘takim zyrtar i presidentëve të dyja vendeve, të dy shteteve që janë të pavarura dhe fqinje’.
Zyrtarët nga Brukseli kanë konfirmuar se takimi mes Jahjagës dhe Nikoliqit do të mbahet sot në Bruksel.
” Fillimisht, baronesha Catherine Ashton, shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, që po faciliton dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, do të takoj presidentët e Serbisë e të Kosovës individualisht, kurse pas takimeve individuale do të mbahet takimi i përbashkët Ashton, Jahjaga, Nikoliq”, ka deklaruar për Info Globin zëdhënësja e bbaroneshës Ashton, Maja Kocijancic.
Bisedimet do të zhvillohen në kontekstin e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, ka nënvizuar Kocijancic.
E pyetur se a do të rezultojnë gjithë këto bisedime me një marrëveshje të përgjithshme të nënshkruar nga Jahjaga e Nikoliq, Kocijancic është përgjigjur se “ajo cfarë pret Bashkimi Europian nga bisedimet është të shohë arritjen e më shumë marrëveshje për cështjet specifike që janë në interes të normalizimit të marrëdhënieve mes dy palëve. Madje, edhe më e rëndësishme është të shihet se marrëveshjet e arritura implementohen”. Sipas saj në praktikë arrihen marrëveshjet por vështirësi ka në implementimin e tyre, kështu që ‘ajo për cka mirren vesh palët në takimet në Bruksel, cështje këto për të cilat BE merr shënime dhe i konsideron si Memorandume Bashkëpunimi, është e rëndësishme të implementohet’.
Krahas takimit Jahjaga, Nikoliq, të cilin do ta facilitoj sot në Bruksel baronesha Ashton, gjatë shkurtit pritet të mbahet edhe takimi i pestë me radhë në nivel kryeministrash./InfoGLOBI/F.H/





