Shpërthim në Mitrovicë
03 / 02 / 2013, 23:29

Në Mitrovicës sonte rreth orës 22.20 ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm te “Tre Rrokaqiejt”.
Policia e Kosovës ka konfirmuar shpërthimin duke shtuar se kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë, Brahim Sadriu ka konfirmuar për KTV-në se nuk ka të lënduar.
Në vendin e ngjarjes, përveç Policisë së Kosovës, kanë dal edhe ushtarët e KFOR-it.
Vendi i shpërthimit është pranë ndërtesës në të cilin vitin e kaluar nga u vra po nga shpërthimi Slever Haradinaj./InfoGLOBI/





