Shqip   •   English   •   Srpski

Shpërthim në Mitrovicë, dy fëmijë të lënduar

04 / 02 / 2013, 22:32

xham-ithyer

Dyshohet se mjeti shpërthyes i aktivizuar në këtë rast, mund të jetë një granat dore.


Mitrovicë: Një shpërthim është regjistruar mbrëmë në Mitrovicë, më saktësisht rreth orës 18:45min, në rrugën “Bore Stankoviq”, përkatësisht në lagjen e boshnjakëve, në veri të Mitrovicës. Nga ky shpërthim kanë marrë lëndumr dy fëmijë.

Në bazë të raporteve të para policore të siguruara nga hetuesit policor mësohet se mjeti eksplodues i cili ka shpërthyer nën rrethana ende të pasqaruara, ka shkaktuar lëndimet trupore të dy fëmijëve nën moshën 10 vjeqare, të përkatësisë etnike serbe, të cilët në momentin e shpërthimit ishin në katin e dytë të shtëpisë.

Të njëjtit janë dërguar në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës.

Sigurimi i vendit të ngjarjes është mbuluar fillimisht nga njësitë e stacionit veri ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes nën autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke e bërë njësitë përkatëse hetimore të drejtorisë rajonale në Mitrovicë.

Në vend ngjarje janë ftuar edhe ekspertët e njësisë për trajtim të mjeteve të improvizuara eksploduese të cilët pritet të bëjnë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, për të konstatuar llojin e mjetit shpërthyes dhe rrethanat tjera të cilat mund të ndërlidhen me hetimin e rastit.



Komento