Shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë
08 / 02 / 2013, 9:23

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, ku një mjet eksplodues i vendosur nën një automjet ka shpërthyer.
Pronari i veturës nja 35 vjecar i përkatësisë etnike serbe, për herë të dytë cak i sulmit.
Mitrovicë: Rreth orës 02:35min, 38 vjeçari, i përkatësisë etnike serbe, i cili është punëtor i furrës së bukës “Mini Pani”, ka njoftuar për shpërthim të fuqishëm të regjistruar në veturën e parkuar para lokalit në rrugën “Sutjeska”, në veri të Mitrovicës.
Vetura tip “Pikap Diabllo”, e cila ishte cak e sulmit, është në pronësi të pronarit të furrës “Mini Pani”, lokal ky i cili në janar të këtij viti, ishte cak i sulmit të armatosur nga persona të panjohur.
Në bazë të raporteve të para policore të siguruara nga hetuesit policor mësohet se mjeti eksplodues ende i paidentifikuar, besohet se është vendosur nën automjet, në pjesën e parme të tij, me ç’rast ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturë si dhe në një lokal tjetër, xhamat e të cilit lokal janë dëmtuar si pasojë e shpërthimit.
Nuk është raportuar për persona të lënduar.
Dyshohet se mjeti shpërthyes i aktivizuar në këtë rast, mund të jetë masë eksplozivi.
Sigurimi i vendit të ngjarjes është mbuluar fillimisht nga njësitë e stacionit veri ndërsa këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe mbledhjen e provave materiale janë dukë e bërë njësitë përkatëse hetimore të drejtorisë rajonale në Mitrovicë.
Rasti është regjistruar si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” ndërsa prokurori i shtetit në prokurorinë themelore në Mitrovicë, është informuar lidhur me detajet e rastit të regjistruar./InfoGLOBI/





