Saturday , 19 April 2014
LAJMET E FUNDIT
Home > LAJME > Shkatërrohet banda e kokainës, arrestohen 31 shqiptarë
Shkatërrohet banda e kokainës, arrestohen 31 shqiptarë

Shkatërrohet banda e kokainës, arrestohen 31 shqiptarë

Policia italiane ka arritur të shkatërrojë një bandë ndërkombëtare të trafikut të kokainës.

banda_arrestim_1Banda drejtohej dhe përbehej nga shqiptarë. Aktualisht janë 31 të arrestuar shqiptarë, pjesëtarë të bandës.

Trafiku i kokainës kryhej në veri të Italisë në Asti.

Në operacionin e kapjes së anëtarëve të bandës u përfshinë 300 policë të komandës të ASTI-t dhe Val D’Aosta-s.

Hetimet e kryera deri më tani kanë çuar në sekuestrimin e 2.5 kilogramëve kokainë. Rezulton se në tërësi shqiptarët trafikuan 31 kilogramë kokainë, në vlerë 10 milionë euro.

Sipas policisë italiane, droga vinte nga Hollanda dhe hynte në Itali nëpërmjet kufirit të veriut. Më pas lënda narkotike, e llojit kokainë, tregtohej në Asti, Udine, Brescia, Savona, Xhenova, Piza, Parma dhe Milano, shkruan shqiptarja.

Rrjeti drejtohej nga tre shtetas shqiptarë, Shahinaj Vexhi dhe Sajmir Guradeci (aktualisht të arrestuar në Francë), dhe një i tretë ndodhet aktualisht i arrestuar në Shqipëri.

Furnizues i gurpit ishte Saimir Serjani, ndërsa vëllezërit Alibej dhe vëllezërit Bullari, ishin drejtues të bandës.

Sipas policisë italiane, banda ndërkombëtare e trafikut të kokainës ka patur një aktivitetet të gjerë kriminal i dokumentuar si më poshtë:

1.6 kg/ 42.000 €; (Asti dhe Torino) Shkurt 2012
1.3 kg/ 38,900 €; (Parma) Shkurt 2012
1.3 kg/ 38,900 €; (Ponsacco – PISA) Shkurt 2012
2 kg/ 56 875 € (dokumentuara – GE) Shkurt 2012
Sasi të ndryshme në një total prej 7,000 € (Reana del Rojale-Udine)
660 gr/ 17,000 € (Nuvolento – BS) Shkurt 2012
200 gr/ 7000 € (Bergamo) Shkurt 2012
670 gr/ 24,350 € (Blackboard-Genoa) Shkurt 2012
230 gr/ 7640 € (Asti-Aleksandri) Shkurt 2012
200 gr/ 11,600 € (Villanova d’Albenga-Savona) Shkurt 2012
60 gr/ 1350 € (Asti), shkurt 2012;
100 gr/ 2500 € (Asti), dhjetor 2011;
sasi të mëdha / 3900 € (Asti) Prill 2012;
120 gr (Asti) midis gushtit 2011 dhe qershor 2012;
50 gr (Asti)) midis gushtit 2011 dhe qershor 2012;
Sasitë e paspecifikuara (Asti-Montemagno) midis janarit dhe qershorit 2012;
201 gr/ 6100 € (Asti), nga nëntori 2011 deri në qershor 2012;
shuma të konsiderueshme deri në 10.900 € (Asti) nga gushti 2011 deri në qershor 2012. – See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/shkaterrohet-banda-nderkombetare-e-kokaines-arrestohen-31-shqiptare-161048.html#sthash.V0q00Gb8.dpuf

Leave a Reply

Scroll To Top