Sunday , 21 September 2014
INFO GLOBI
Home > LAJME > Kosovë > Shkarkohet Hoxha Irfan Salihu

Shkarkohet Hoxha Irfan Salihu

” Bashkësia Islame e Kosovës ka suspenduar nga imami Irfan Salihu të Prizrenit, pas fjalëve fyese ndaj femrave shqiptare”.

hoxha_irfan

Kështu është shprehur deputetja e LDK-së Teuta Sahatçiu, pas një takimi që ka pasur me zyrtarë të Bashkësisë Islame bashkë me deputetë të tjerë.

Sahatçiu ka bërë të ditur se në takimin me myftiun Tërnave ky i fundit ka shprehur shqetësime të mëdha lidhur me deklaratat e hoxhë Irfanit, për të cilat kanë marrë edhe masat disiplinore. Siç transmeton KTV, zyrtarë të Bashkësisë Islame nuk kanë dashur ta komentojnë, përveçse kanë mohuar se është suspenduar, por sipas tyre kanë nisur masat disiplinore për ta suspenduar atë.

Edhe sot në Kuvendin e Kosovës, disa gra deputete kërkon nga BIK që të distancohet nga fjalët e hoxhës.

Sahatqija, ka kërkuar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) të distancohet nga fjalët e Hoxhë Irfan Salihut, imam ky në xhaminë Suzi Zerri në Prizren.

“Kosova është vend laik ku respektohet feja. Kosova është vend ku nxitja e dhunës është e ndaluar me ligj. Duke pas parasysh se irfani është nën ombrellën e BIK-ut, kërkojmë që BIK-u të distancohet nga fjalët e hoxhës” është shprehur Sahatqija në emër të grupit parlamentar të LDK-së.

Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) tha se “Kjo gjuhë e përdorur nga Hoxha është plotësisht e papranueshme”.

“Tendenca për të njollosur nënat tona është tendecë për të shkelur mbi barazinë gjnore. Grupi i PDK-së, kërkon që këto raste të mos përsëriten më se tensionimi i situatës nuk shkon në favor të askujt” u shpreh Deliu.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Alma Lama tha se “Asnjë vlerë morale nuk mund të ngrihet mbi amoralitet, idet ekstremiste nuk kan vend në një shoqëri demokratike”.

Sipas Lamës “Kosova po i teleron këta “armiq” të cilët sulmojnë traditat tona në emër të anakronizmave”.
“Jam këtu për të ngritur zërin për një rrezik të madh që po i kanoset Kosovës, e që është fundamentalizmi fetar. Është e papranueshme që politikanët heshtin se kan frikë se himbasin ndonjë vote” tha Lama.

Ndërsa deputeti i Partisë së Drejtësisë Gëzim Kelmendi i pyeti Sahatqinë, Lamën e Deliun “pse nuk reaguat kur dy javë më parë u ngacmua seksualisht një nxënëse?”.
Kelmendi përmendi edhe disa raste tjera të ngacmimeve seksuale dhe për këtë gjë tha se gratë deputete nuk kanë reaguar.

“Nuk duhet paragjykuar vetëm një pjesë e videos, por duhet dëgjuar e gjithë ligjërata e hoxhës, kjo pasi që hoxha nuk ofendoi të gjitha femrat, por ai foli për femrat e pamoralshme” ta Kelmendi.

“U them këtyre zonjave që duhet ti kërkojnë falje BIK-ut, se këto kanë votuar kundër mbulesave dhe tani po paraqiten si gardian, ju jeni ato që i keni lënë jashtë shkollave vajzat” tha ai./infoGLOBI/

Komento Ketu

Leave a Reply

Scroll To Top