Shqip   •   English   •   Srpski

ShBA, BE-ja e tregtia

13 / 02 / 2013, 15:55

tregtia_shba

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama është zotuar se do të angazhohet për marrëveshjet tregtare me Bashkimin Europian, mbështetur mbi përpjekjet për përfundimin e marrëveshjes për rajonin e pacifikut.

Njëherësh marrëveshje do të bëhen në frymën e rritjes së mardhënieve me grupin më të madh ekonomik në botë.

Bisedimet me BE-në mund ti ndihmojnë Obamës që të dyfishoj eksportin në ShbA deri nga fundi i vitit 2014.

Një marrëveshje e favorshme do të ulte pasojat e efekteve të shkaktuara nga ngecja e negociatave me Kinën e cila po fuqizohet dita ditës në tregtinë ndërkombëtare.

Administrata Shtetërore Amerikane nuk ka specifikuar se kur do të fillojnë bisedimet me BE-në, sipas burimeve të infoGLOBI-it tregtia dhe investimet mes ShBA-s dhe BE-së vlerësohet të ketë qenë në 4.5 bilion dollarë gjatë vitit 2011. Mes palëve në të kaluarën ka pasur mosmarrëveshje në pikat e subvencionimit të bujqësisë, mbrojtjes shëndetësore dhe standardeve të rregullatorëve.

Zëvendës presidenti amerikan Joe Biden gjatë fjalimit të tij në Mynih ka deklaruar se ‘pritet vullnet i mirë për tizgjidhur diferencat afatgjate mes BE-së e ShbA-ce në fushën e tregtisë./InfoGLOBI/



Komento