Shqip   •   English   •   Srpski

Serbia miraton Planin për pensionistët e Kosovës

13 / 02 / 2013, 9:33

 Qeveria e Serbisë më në fund ka miratuar dje Planin e veprimit për kapërcimin e problemit të pagesës së pensioneve të realizuara në Kosovë.

i_moshuari_shah
Sipas një njoftimi nga mbledhja e Qeverisë së Serbisë me Planin e veprimit rregullohet mënyra dhe procedura për përcaktimin e së drejtës nga sigurimi pensional dhe invalidor nga territori i Kosovës .

Kjo ka të bëjë me ata persona, “të cilëve kjo e drejtë u është vërtetuar dhe të cilëve pagesa u është ndërprerë, si dhe përmbushja e kushteve për pensionet e papaguara, si dhe mënyrën edhe dinamikën e pagesës”.

Gjatë dhjetë ditëve të vijim do të publikohet njoftimi për shfrytëzuesit e pensioneve për dokumentet e domosdoshme të cilat do të shqyrtohen në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Serbisë, theksohet në komunikatëm, transmeton koha.

Dy muaj më parë Gjykata e Strazburgut e kishte detyruar Serbinë lidhur me pensionet e Kosovës, të cilat Serbia duhet t’i paguajë pas aktvendimit të plotfuqishëm në rastin Grudiq (çift bashkëshortor nga Kosova me vendbanim në Novi Pazar,i cili kohë më parë ka fituar kontestin kundër shtetit të Serbisë).

Gjykata e Strazburgut njoftonte se fjala është për borxhet ndaj pensionistëve të kombësisë shqiptare, por edhe serbe dhe boshnjake të cilat u shkaktuan pas vendosjes së protektoratit ndërkombëtar në Kosovë. Ministria serbe e Punës dhe e Politikës Sociale ishte justifikuar se nuk kishte qasje më në dokumentacionin e pensionistëve dhe se nuk kishte pagesa nga Kosova në Fondin e Sigurimit Pensional të Serbisë. Por Gjykata evropiane ka konkluduar se pensionistët nuk janë fajtorë për këtë dhe se u është mohuar e drejta për pronën.

Problemi tjetër që mbetet për t’i zgjidhur nga Gjykata e Strazburgut ka të bëjë me kursimet vjetra devizore që prek edhe shumë kursimtarë të Kosovës.



Komento