Serbi i dyshimtë për shpërthim lirohet nga paraburgimi
06 / 02 / 2013, 10:23

Sërgjan Stojanoviq, i dyshimtë të ketë hedhur dy bomba në shtëpinë e familjes Vuçetiq në Mitrovicë, u lirua nga paraburgimi pas qëndrimit 24 orësh në burg, njofton B 92.
“E sigurt është se ai ngarkohet me me mbajtje pa leje të armëve”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës Besim Hoti dhe ka shtuar se për “ç’përmbajtje do të ketë aktakuza do të vendosë prokurori publik “, shkruan koha.





