Serbët ndalojnë veturat e KFOR-it dhe EULEX-it
06 / 02 / 2013, 13:24

Serbët e veriut të Kosovës kanë ndalur të mërkurën në ora 11:00 kolonën e veturave të KFOR-it dhe EULEX-it në Rudar të Zvecanit, në rrugën që të dërgon tek kalimi i Jarinjës drejt Serbisë, shkruajnë mediat në Beograd.
Sipas tyre serbët kanë thënë se i kanë ndalur përfaqësuesit ndërkombëtarë të misionit EULEX sepse kanë dyshuar se ata po i bartnin doganierët kosovarë dhe policët që punojnë në kufi!
Pas një kohe të shkurtër veturat e EULEX-it dhe KFOR-it janë kthyer prapa në drejtim të Mitrovicës së Jugut.
Serbët e veriut nuk pranojnë që në pikat kufitare në Jarinje dhe në Bërnjak të paguhet dogana dhe kërkojnë që të kthehet sistemi tatimor i Serbisë.
InfoGLOBI është në pritje të përgjigjeve nga EULEX-i për atë se sa qëndrojnë këto pohime./InfoGLOBI/





