Shqip   •   English   •   Srpski

Sa policë e shkelën ligjin në Kosovë?

29 / 01 / 2013, 11:32

Ndonëse të thirrur që të mbrojnë ligjin, në shumë raste po del që vetë pjesëtarët e Policisë së Kosovës po përfshihen në vepra penale si krimi i organizuar, prostitucioni, falsifikim

policia_kosoves_2013

Prishtinë: Policia e Kosovës e cilësuar si një ndër institucionet më kredibile në Kosovë, po e humb këtë ‘epitet’ duke u përfshirë në vepra të ndryshme korruptive. Që nga qershori i vitit të kaluar deri në fund të vitit 2012, Inspektorati Policor i Kosovës ka hetuar rreth 404 raste të dyshimit për përfshirjen e zyrtarëve policorë të Kosovës në vepra të ndryshme penale. Shefi i Hetimeve në Inspektoratin Policor të Kosovës Jetullah Aliu në një prononcim për Info Globin thotë se mbi 200 policë të Kosovës janë duke u hetuar për vepra të ndryshme penale nga Inspektorati Policor i Kosovës.
“Prej datës 01 Janar 2012 deri më 30 Nëntor 2012 në IPK janë pranuar gjithsejtë 970 ankesa dhe raporte, ku 709 prej tyre janë dërguar në DHB-Policia e Kosovës për veprime të mëtutjeshme disiplinore ndërsa raste te dyshuara për veprimtari penale 261 për vepra penale te parapara sipas Kodit Penal të Kosovës” bënë të ditur shefi i hetimeve në IPK. Ndërsa vitin e kaluar nga muaji qershor kur edhe kishte filluar IPK me mandat të ri të hetoj zyrtarët policor për vepra penale deri në dhjetor ishin hetuar 143  zyrtar për vepra të ndryshme penale.
“Jemi duke hetuar 116 zyrtarë policorë, ndërsa vitin e kaluar 58 raste” thotë Aliu. Kurse sivjet janë ngritur 85 kallëzime për vepra të ndryshme, ndërsa vitin e kaluar ishin ngritur 18 kallëzime  penale. IPK-ja ka arrestuar 31 pjesëtarë të policisë së Kosovës, 15 vitin e kaluar dhe 16 këtë vit. Ndërsa ka suspenduar 46 policë gjatë 2012-tës dhe vetëm 7 një vjet më parë.

Aliu thotë se ‘që nga qershori i vitit 2011 e deri më nëntor të vitit 2012 mbi 14 zyrtarë të profilit të lartë janë hetuar për raste disiplinore”.
7 prej tyre janë hetuar gjatë 2011-tës dhe 7 në vitin 2012t” pohon Aliu. Nga të gjitha këto raste të IPK-ja rreth 70 raste i ka dërguar në Prokurori me raport të veçantë.
“18 janë dërguar vitin e kaluar, ndërsa sivjet janë dërguar 56 raste” shprehet Aliu. Deri më tani IPK ka mbyllur vetëm 8 raste të veprave penale vitin e kaluar ndërsa këtë vit vetëm 4 raste.

Se përfshirja e zyrtarëve policor të Kosovës në vepra penale po e ul besueshmërinë ndaj këtij institucioni tregojnë më së miri anketat e kryera me qytetarë. Në raportin e fundit të UNDP-së ‘Pulsi publik’, vërehet se është rritur perceptimi se ka korrupsion në Policinë e Kosovës. Derisa në nëntor të vitit 2010 vetëm rreth 15.2% e qytetarëve mendonin se në Policinë e Kosovës ka korrupsion, në prill të këtij kjo përqindje shkoi deri në 19.3%. E, kritika të shumta ky institucion shpesh herë ka marrë edhe nga opozita në Kosovë dhe ekspertë të ndryshëm të çështjeve policore./InfoGlobi/



Komento

ankara escort Porno hikaye