Rita: S’kam kohë për meshkuj se kam “gruan” time
13 / 02 / 2013, 12:33

Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka arritur ti zëj titujt e tabloideve rozë me deklaratën e saj të fundit dhënë revistës The Sun.
Ora ka thënë se e ka “grua” modelen e Victoria’s Secret, e cila është e njohur si biseksuale Cara Delevingne.
“Ajo zyrtarisht është e imja. Ajo është e paprekshme. E kam hequr nga tregu. Ne e thërrasim njëra-tjetrën ‘grua’”, ka thënë ajo. “E dini çfarë do të thotë fjala grua? Është sikur të martohesh e kjo është gruaja jote!” është shprehur Rita.
Ndërsa e pyetur për meshkujt në jetën e saj, Rita foli përsëri për miken biseksuale: “Nuk kam kohë për seksin e kundërt aktualisht. Kam kohë vetëm për “gruan” time”.
Më poshtë mund ti shihni disa foto që Rita dhe mikja e saj kohëve të fundit i kanë postuar në rrjetet sociale./InfoGLOBI/








