Pritet dorëheqja e Bejtës dhe Arifit
15 / 02 / 2013, 12:55
Zëdhënësi i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale Kasam Selimi përmes një komunikate për shtyp ka njoftuar se Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta, sot me fillim në ora 12:00, do të mbajë konferencë për mjetet e informimit, ku do ta bëjë publike dorëheqjen e parevokueshme nga posti i ministrit.
Një orë më vonë një hap të tillë pritet ta ndërmerr edhe zv kryeministrja për euro-integrime Tetuta Arifi.





