Pensioni i deputetëve 400 euro
13 / 02 / 2013, 13:24

Kryetari i nën-komisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës, Armend Zemaj tha se prej pagës së deputetëve në vlerë prej 1294 eurove neto, tash në draftligjin e ri parashihet që 30% e kësaj page të jetë pensioni i deputetëve, që i bie 400 euro.
Ai tha se në këtë projektligj do të përfshihen të gjithë deputetët prej vitit 1990 deri më tash.
Ende nuk është përfundimtare se në cilën moshë do të pensionohen deputetët.
Anëtarët e komisionit ishin të pajtimit për moshën 60- vjeçare megjithatë për këtë mbetet të diskutohet ende.
Të gjitha partitë politike janë të pajtimit që të përfshihen të gjithë deputetet në këtë projektligj përveç Lëvizjes Vetëvendosje e cila shprehu mendimin se deputetët mos të kenë privilgje në raport me qytetarët e tjerë të Kosovës të cilët gëzojnë pensionet.
Deputet e legjislacioneve të paraluftës kanë kërkuar që mos të ketë ligj të veçantë për ta por edhe ata të përfshihen në këtë projektligj, gjë që nuk u kundërshtua nga anëtarët e tjer të komisionit./InfoGLOBI/





