Paralajmërohen protesta të dhunshme
08 / 02 / 2013, 13:19
Gjatë ditës së dytë të protestave , pjesëmarrësit e saj kanë shpaluar në formë të shkruar kërkesat e tyre drejtuar KEK-ut.

Prishtinë: Mu ashtu siç është paralajmëruar, protesta e qytetarëve kundër ngritjes së çmimeve të energjisë elektrike në Kosovë dhe, si thonë ata, ‘fryerjes’ artificial të faturave nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), është mbajtur një orë dhe ka përfunduar pikërisht në orën 13. Protesta ka kaluar e qetë dhe nuk janë regjistruar incidente.
Përkundër këkrkesës së disa qindëra protestuesve, të cilët ftuan zyrtarët e KEK-ut që të dalin para tyre dhe të japin shpjegimet për dilemat dhe akuzat e ngritura, këta të fundit nuk e kanë parë të arësyeshme që tu drejtohen protestuesve.
Gjatë ditës së dytë të protestave , pjesëmarrësit e saj kanë shpaluar në formë të shkruar kërkesat e tyre drejtuar KEK-ut , Avokatit të Popullit dhe Prokurorisë.
1. Të mos rriten tarifat e energjisë elektrike në muajt e ardhshëm, siç është paraparë nga zyrtarët e KEK-ut
2. KEK duhet të bëj tërhjeqjen dhe verifikimin e të gjitha fatrurave të fryera
3. Të mos shkyqen nga rryma qytetarët që nuk kanë paguar faturat e fryera
4. Prokuroria e Republikës së Kosovës të fillojë me hetimin e këtij rasti dhe të rasteve të mëhershme në KEK dhe t’i ibnformoj qytetarët e Kosovës në mënyrë të vazhdueshme lidhur me rezultatet e hetimit.
5. Ftojmë institucionin e Avokatit të Popullit që të filloj me hulumtimin e rastit dhe ta publikoj raportin përfundimtar sipas mandatit të detyrës eks oficio të përcaktuar me Ligj
Në rast se këto kërkesa nuk përmbushen deri ditën e hënë, protestuesit kanë paralajmëruar se do të mbajnë protesta të dhunshme.
Protesta kundër ngritjes së çmimeve të energjisë elektrike, e cila u mbajtë dje dhe sot në Prishtinë, është e ndër të parat me karakter social. Gjatë protestës rruga që lidhë Fushë Kosovën me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën ishte e bllokuar, dhe e njejta u hap me të përfunduar të protestës./InfoGLOBI/F.H/
Protestuesit KEK-ut: Jeni HAJNA !
Prishtinë: Disa qindëra protestues vazhduan sot protestën e tyre kundër ‘faturave’ të fryera nga Korporata Energjetike e Kosovës. Rruga Fushë Kosovë – Prishtinë është e bllokuar prej hyrjes në Kryeqytet e deri te qendra. Përkundër mllefit të madh, deri në këto caste nuk janë regjistruar incidente.
Në ditën e dytë të protestës, ndoshta të parës me karakter social pas sa e sa vitesh, prishtinasit po vazhdojnë të shprehin pakënaqësinë ndaj shtrenjtimeve të rrymës. Shume nga ta besojnë se KEK ka fryrë në mënyrë artificiale faturat e energjisë dhe kërkojnë verifikimin e tyre.
Aktualisht qindëra protestues i fryejnë filikaqeve dhe po brohorisin fjalët “HAJNA, HAJNA’ dhe po kërkojnë shkarkimin e stafit menagjues të KEK-ut.
Zyrtarët e KEK-ut dje kanë mohuar akuzat për ‘fryerje faturash’ dhe kanë insistuar që aparatet për shpenzimin e energjisë janë lexuar në mënyrë korrekte.
Media sociale këto ditë është e mbushur me fotografi faturash të qytetarëve, të cilët pohojnë se cmimi që u erdhi të paguajnë për energjinë e shpenzuar është dukshëm më i lartë se ajo që ata kanë shpenzuar .
Njësitet policore po përkujdesen për rendin. Deri tani nuk janë regjistruar incidente dhe nuk është e qartë nëse kërkesat e qytetarëve do të mirren parasyshë. Protestuesit theksojnë se do të vazhdojnë me protestat derisa kërkesat e tyre të realizohen./InfoGLOBI/F.H/








